Telegrafi

Roma ofron para dhe dy futbollistë për transferimin e Gonçalo Guedes

Roma po duket mjaftë aktive gjatë afatit kalimtar veror.

Skuadra e madhe italiane ka kompletuar transferimin e portierit Mile Silvar nga Benfica dhe të mesfushorit Nemanja Matic nga Manchester United.

Njëri nga objektivat kryesorë të Giallorosëve dhe dëshira e madhe e Jose Mourinhos është transferimi i sulmuesit portugez Gonçalo Guedes.

Valencia ka nevojë për të shitur dhe Roma është gati t’i plotësojë kërkesat e skuadrës nga Mestalla.

Guedes vlerësohet 40 milionë euro nga klubi spanjoll, derisa Giallorosët janë gati t’i ofrojnë dy futbollistë dhe para për transferimin e sulmuesit anësorë.

Kryeqytetasit italianë i kanë ofruar Valencias shërbimet e dy mesfushorëve, Amadou Diawara dhe Ebrima Darboe si dhe 20 milionë euro për Guedes.

Kjo ofertë i ka pëlqyer Valencias që janë duke e shqyrtuar para se t’i kthejnë një përgjigje përfundimtare Romës.

25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 42 ndeshje zyrtare me Valencian, ku ka shënuar 13 gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/