Site icon Telegrafi

Roma ofron dy lojtarë për Brozovicin

Roma ka ofruar Adem Ljajiqin dhe Dodon për yllin e Interit, Marcelo Brozovic.

Mesfushori kroat ka paralajmëruar largimin nga zikaltrit nëse nuk luan rregullisht dhe sipas “Corriere dello Sport”, romakët kanë përparësi sa i përket transferimit të tij.

Kjo për shkak se “Nerazzurrët” ende i kanë borxh 7 milionë euro Romës për mbrojtësin Dodo dhe 11 milionë nëse vendosin ta mbajnë sulmuesin Ljajiq.

Nëse Roma ofron mundësinë për shlyerjen e këtij borxhi dhe të shtojë edhe 7 milionë euro, atëherë Brozhoviq shumë lehtë mund të kalojë në kryeqytetin italian.

Exit mobile version