Telegrafi

Roma ofron dy futbollistë dhe para për Mancinin

REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - JULY 26: Gianluca Mancini of Atalanta BC celebrates after scoring the second goal of his team during the Europa League Second Qualifying Round match between Atalanta BC and FK Sarajevo at Mapei Stadium - Citta' del Tricolore on July 26, 2018 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Roma duket se është tejet e interesuara për të nënshkruar me qendërmbrojtësin Gianluca Mancini.

Klubi nga kryeqyteti italian do të tentojë të nënshkruajë me lojtarin gjatë afatit kalimtar të verës.

La Gazzetta dello Sport ka shkuar më larg, duke treguar edhe ofertën e Romës në drejtim të Atalantës.

Giallorosët janë gati t’ia japin sulmuesin francez Defrel që është i huazuar tek Sampdoria si dhe mesfushorin Ante Coric si huazim një vjeçar Atalantës për Mancinin.

Gianluca Mancini me fanellën e Kombëtares së Italisë. (Foto: Josef Bollwein – Sepa Media/Bongarts/Getty Images/Guliver)

Përveç Defrelit si transferim të përhershëm dhe Coricit si huazim, Giallorosët pritet t’i ofrojnë edhe 15 milionë euro të tjera klubi zi kaltër.

Kjo ofertë e Romës duket se do ta kënaq Atalantën për ta lënë të lirë Mancinin.

22-vjeçari këtë edicion ka shkëlqyer me fanellën e klubit zi kaltër dhe ka marrë edhe ftesë nga Kombëtarja A e Italisë.

Për Mancinin interesim kanë shfaqur edhe skuadrat tjera të mëdha si Milan, Inter dhe Arsenal. /Telegrafi/