Roma ka ofruar 17 milionë euro për ta kompletuar transferimin e përhershëm të qendërmbrojtësit të Manchester Unitedit, Chris Smalling.
Futbollisti anglez ka qenë i huazuar në Olimpico gjatë sezonit 2019/2020 dhe i ka bindur Giallorossët që ta mbajnë më gjatë.
Mirëpo, Djajtë e Kuq dëshirojnë 20 milionë euro për shitjen e 30-vjeçarit, ndërkohë që klubi italian shpreson ta blejë për më pak.
La Gazzetta dello Sport raporton se Roma ka bërë ofertë të re te Unitedi duke i ofruar një shumë totale prej 17 milionë eurosh për Smalling.
Oferta përbëhet nga pagesë prej tre milionë eurosh për huazimin, plus 14 milionë të tjera për nënshkrimin. /Telegrafi/