Telegrafi

Roma me ofertë zyrtare për sulmuesin Sansone

Roma duket se do të mbesë pa sulmuesin e saj kryesor Edin Dzeko.

Boshnjaku i cili shënoi golin e barazimit ndaj Sampdorias është drejt largimit nga Roma.

E ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në Angli tek kampionët në fuqi të Chelseat.

Chelsea ka ofruar 30 milionë euro plus pesë të tjera bonuse dhe pritet vetëm zyrtarizimi i këtij transferimi.

Tani duket se Roma ka gjetur zëvendësimin për sulmuesin në largim Edin Dzeko.

Është reprezentuesi italian, Nicola Sansone që po shihet si zëvendësuesi adekuat i Dzekos.

Roma ka filluar kontaktet me klubin spanjoll Viallreal dhe tanimë kanë bërë edhe ofertë zyrtare.

‘Giallorosët’ kanë ofruar pesë milionë euro për huazimin e lojtarit si dhe 10 të tjera për blerjen përfundimtare në fund të sezonit.

26-vjeçari iu bashkua Villarealit dy vite më parë nga Sassuolo për një shumë rreth 13 milionë euro.

Në 13 paraqitje këtë edicion, Sansone ka shënuar katër gola dhe ka bërë tre asistime. /Telegrafi/