Houssem Aouar do të largohet nga Lyoni gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori francez ka dalë nga akademia e klubit dhe që nga viti 2016 është pjesë e rregullt e ekipit të parë, ku ka qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm.
Por Aouar ka vendosur të bëj hapin e madh në karrierë dhe do të largohet këtë verë nga Lyon.
Roma është skuadra favorite për të nënshkruar me lojtarin dhe Giallorosët tanimë kanë bërë një ofertë zyrtare për të.
Mediat italiane dhe ato franceze kanë raportuar se Roma ka ofruar 17 milionë euro te Lyon për transferimin e reprezentuesit francez.
Ende nuk ka një përgjigje nga Lyon që është gati ta shes yllin e skuadrës për mos t’iu ikur pas një viti si lojtar i lirë.
Në garë për 23-vjeçarin janë edhe skuadrat si Betis, Sevilla, Leicester City dhe Everton. /Telegrafi/