Telegrafi

Roma nxjerr në treg Vucinicin?

‘Italpetroli’- kompania e cila mbështet Romën, ka afër 300 milionë euro borxh, kështu që Giallorossët nuk kanë fonde për ta forcuar skuadrën, pos nëse e shesin ndonjë lojtar.

Dyshja e mbrojtjes, Juan dhe Philippe Mexes, janë lojtarët më të kërkuar, mirëpo trajneri Luciano Spalletti nuk lejon largimin e tyre, kështu lojtari që mund të largohet dhe të sjellë para (afër 25 milionë euro) është sulmuesi malazez.