Telegrafi

Roma nuk po arrin marrëveshje për Smalling

(Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Roma nuk po arrin të gjejë një zgjidhje të përshtatshme për transferimin e Chris Smalling nga Manchester Unitedi, duke qenë se klubi anglez nuk dëshiron ta negociojë çmimin.

Qendërmbrojtësi anglez dëshiron të qëndrojë më gjatë në Stadio Olimpico, mirëpo Djajtë e Kuq nuk po heqin dorë nga qëndrimi i tyre.

Giallorossët duhet të paguajnë 20 milionë euro, në mënyrë që 30-vjeçari të bëhet lojtar i tyre.

(Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Sipas Calciomercato.com, Roma është përpjekur që t’ia zgjatë huazimin Smallingut këtë verë dhe për sezonin e ardhshëm, me një obligim blerjeje prej 18 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Manchester United nuk i lejon Smallingun dhe Sanchezin të luajnë në Ligën e Evropës me klubet e Serie A

Megjithatë, Unitedi nuk dëshiron ta lejojë lojtarin që të luajë në Ligën e Evropës me klubin italian në rast të mosarritjes së marrëveshjes për transferimin e përhershëm. /Telegrafi/