Telegrafi

Roma nuk merr më shumë se një pikë në udhëtim ndaj Servettes

Roma ka barazuar me rezultat 1-1 me Servetten në kuadër të xhiros së parafundit të grupit G në Ligën e Evropës.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen pasi patën tri rastë të mira shënimi por nuk arritën të shënonin.

Roma e gjeti golin e avantazhit në minutën e 21-të me anë të Romelu Lukakut, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Diego Llorentes.

Servette pati edhe dy mundësi të tjera shënimi për të barazuar shifrat, por që nuk e gjetën dot rrugën e rrjetës.

Me epërsinë minimale të Romës u mbyll 45 minutëshi i parë i këtij ballafaqimi.

Servette barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 50-të me anë të Chris Bedias. Ai u asistua nga Miroslav Stevanovic për të shënuar në portën e Svilar.

Pjesa e mbetur e ndeshjes u karakterizua me lojë të qetë dhe pa raste të mira shënimi dhe të dy skuadrat u desh të pajtohen me nga një pikë.

Roma tani ka dhjetë pikë dhe gjendet në vendin e dytë prapa Slavia Prahës që ka 12 sosh.

“Giallorossët” do të luajnë ndeshjen e fundit të grupeve si nikoqir i ekipit moldav Sheriff Tiraspol./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore