Telegrafi

Roma nuk merr më shumë se një barazim në shtëpi ndaj Fiorentinës

Roma ka luajtur baras 1-1 me Fiorentinën në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për javën e 15-të në elitën e futbollit italian.

Vendasit morën avantazhin në minutën e pestë, ku autor i golit ishte Romelu Lukaku i cili shënoi për 1-0 me kokë, pas asistimit të bukur nga Paulo Dybala.

Roma pati edhe disa mundësi të tjera për të dyfishuar rezultatin por nuk arritën të gjejnë dot rrugën e rrjetës.

Me epërsi minimale të Romës u mbyll 45 minutëshi i parë i këtij takimi.

Punët u vështirësuan në pjesën e dytë për “Giallorossët”, kur në minutën e 64-të Nicola Zalewski u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.

Këtë e shfrytëzuan për mrekulli ekipi mysafir, që vetëm dy minuta më vonë, më saktësisht në minutën e 66-të, barazuan shifrat në 1-1 përmes Christian Kouames.

Në minutën e 79-të Romelu Lukaku mori karton të kuq, duke lënë ekipin me vetëm nëntë lojtarë në fushë.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati raste të mira shënimi për asnjërën prej skuadrave dhe që të dyja u desh të pajtohen me nga një pikë.

Roma pas këtij barazimi shkon në kuotën e 25 pikëve dhe renditet në pozitën e katërt në tabelë,  ndërsa Fiorentina renditet si e shtata me 24 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore