Roma nuk ka bërë ofertë për anësorin e Bayer Leverkusen, Leon Bailey.
Gjigantët e Serie A raportohet se kanë kthyer vëmendjen kah 20 vjeçari xhamaikan, pasi dështuan të tranferojnë Malcolmin.
Por, Butler, i cili është edhe babai i adoptuar i Baileyt, ka mohuar se ka zhvilluar bisedime me romakët.
“Roma ishte e interesuar për Leonin pak vite më parë, por që prej atëherë nuk kam dëgjuar prej tyre”.
“Unë kam biseduar atë kohë me drejtorin e Romës Massaran. Nuk e njoh Monchin, ndoshta ai nuk e ka numrin tim”.
“Unë nuk e di nëse Roma po flet me ndonjë ndërmjetësues, por ata duhet të flasin me mua. Nuk do të ishte mençuri të mos e dëgjojmë Romën. Të jesh i lidhur me klube të mëdha si Roma është nder” u shpreh ai për Tele Radio Stereo.
Bailey ju bahskua Leverkusenit në janar të vitit 2017 nga Genk dhe ka impresionuar në Gjermani, duke shënuar nëntë gola në 38 paraqitje në Bundesliga. /Telegrafi/