Site icon Telegrafi

Roma nuk heq dorë nga Hetemaj

Roma ka filluar që tani të mendojë për tregon e transferimeve të verës.

Emri i Përparim Hetemajt është kthyer në pistën e klubit nga kryeqyteti italian zbulon TuttoMercatoWeb.

Roma do të përpiqet edhe një herë në qershor pasi dëshiron me çdo kusht mesfushorin shqiptar me prejardhje nga Skenderaj i Kosovës.

30-vjeçari vazhdon me paraqitje te Chievo dhe Giallorossët janë të mahnitur nga lëvizjet e tij në fushë.

Kartoni i Hetemajt kushton rreth pesë milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version