Telegrafi

Roma nuk e ka ndërmend ta mbajë Zaniolon, i cakton çmimin e largimit

Nicolo Zaniolo pritet të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar të verës.

Përkundër se talenti italian i siguroi trofeun e Ligës së Konferencës, te Roma nuk janë të gatshëm ta mbajnë në skuadër edhe për një tjetër vit.

Corriere dello Sport ka raportuar se Jose Mourinho i ka dhënë dritën e gjelbër klubit për ta shitur lojtarin.

Arsyeja që Roma do ta shes yllin e ekipit është lëndimet e shpeshta që ka pasur ky i fundit gjatë viteve të fundit.

Kryeqytetasit italian synojnë të fitojnë rreth 50 milionë euro nga shitja e Zaniolos, për të cilin nuk mungojnë interesimet nga skuadrat e ndryshme.

Juventus dhe Milan e duan lojtarin në Itali, derisa Antonio Conte e ka kërkuar atë te Tottenham Hotspur.

Lexo po ashtu Të qëndrojë dhe të rinovojë apo ta shesin dhe të fitojnë para: Dyshimet e Romës për Zaniolon

22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 42 ndeshje zyrtare me Romën ku ka shënuar tetë gola e ka asistuar në nëntë të tjerë. /Telegrafi/