Telegrafi

Roma nuk di të fitojë

 U zhvillua ndeshje fantastike nga fillimi, me vendasit që ishin më kërkues dhe më dominant.

Sidoqoftë, Alessandro Florenzi pas nëntë minutave lojë me asistim të Tottit kaloi në epëri romakët. Nuk vonoi përgjigja e vendasve, që me anë të Alberto Gilardinos (17’) barazuan rezultatin në 1-1.

Roma përsëri shënoi dhe atë në goditjen e dytë, ishte Pablo Osvaldo që ishte realizuesi i golit të dytë për romakët (18’). Pjesës së parë i dha fund për 2-2 Manolo Gabbiadini (26’).

Në pjesën e dytë u zhvillua ndeshje dramatike, pasi Pasquato u dha epërsinë vendasve (54’), para se Tachtsidis të barazonte rezultatin në 3-3 dhe rezultatin përfundimtar.

Roma mbetet në pozitën e shtatë me 34 pikë, po aq pikë sa ka edhe Milani që luan me Atalantan në Bergamo nga ora 15:00. /Telegrafi/