Telegrafi

Roma nis bisedimet me Lillen për mbrojtësin Sven Botman

Roma është duke kërkuar të përforcojë repartin e mbrojtjes për edicionin e ri.

Trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho është duke kërkuar një mbrojtës qendror për ta përforcuar repartin defensivë.

Mbrojtësi i talentuar holandez i Lille, Sven Botman është objektivi i ri i Giallorosëve.

Mediat në Itali kanë raportuar se drejtuesit e Romës kanë biseduar me ata të Lille për mbrojtësin Botman.

Qendërmbrojtësi holandez më parë është kërkuar edhe nga Manchester United e Liverpool, por duket se tani mund të transferohet te Roma.

Megjithatë Roma tani ka avancuar në bisedime me klubin francez për ta afruar Botmanin në Olimpico.

Kampioni në fuqi i Francës është duke pretenduar të fitojë rreth 40 milionë euro nga shitja e qendërmbrojtësit holandez. /Telegrafi/