Giallorossët regjistruan fitoren e dytë në Serie A pas tri javëve të para me golat e Iago Falques në fund të pjesës së parë (44’) dhe Juan Manuel Iturbes në minutat shtesë.
Ky triumf e pozicionon nënkampionin në vend të parë në tabelë me shtatë pikë, mirëpo rivalët tjerë akoma nuk i kanë zhvilluar ndeshjet e kësaj jave.
0-1: Iago Falque shënon kundër Frosinones. Ky ishte goli i parë i spanjollit me fanellën e Romës.
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 12 September 2015
0-2: Iturbe shënon për Romën në minutën e fundit të ndeshjes kundër Frosinone.
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 12 September 2015
Nga ana tjetër, fitoren e dytë e ka regjistruar edhe Fiorentina duke mposhtur Genoan me golin e Khouma Babacar (60’).
Viola numëron gjashtë pikë pas tri xhirosh dhe aktualisht pozicionohet në vend të shtatë. /Telegrafi/