Roma e ka arritur me shumë vështirësi që ta mposht Bolgonan në javën e katërt në Serie A me rezultat 1-2.
Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse rastet për të dyja skuadrat nuk munguan, por që nuk ishin konkrete.
Pjesa e dytë filloi më mirë për Giallorossët që kaluan në epërsi me anë të Alexander Kolarov në minutën e 49-të.
Por, epërsia e Romës nuk zgjati edhe shumë, pasi vendasit e barazuan rezultatin në 1-1 me anë të Nicola Sansones (54’) që shënoi nga pika e bardhë.
Romakët nuk hoqën dorë deri në sekondat e fundit të ndeshjes, pasi arritën ta rikthenin epërsinë me anë të Edin Dzekos (90’+3).
Pas xhiros së katërt në ligën italiane, Roma gjendet në pozitën katërt me tetë pikë, ndërsa në javën e pestë do të përballet me Cagliarin në Olimpico. /Telegrafi/