Telegrafi

Roma në krye të Serie A

Mirko Vucinic kaloi Giallorossët në epërsi (12’), ndërsa Marco Cassetti dyfishoi epërsinë (27’), për të dërguar skuadrat në pushim me rezultat 2-0 në favor të vendasve.

Në pjesën e dytë, Simone Tiribocchi ngushtoi epërsinë në 2-1 (53’), për t’i dhënë shpresë skuadrës së tij për një pikë eventuale.

Mirëpo, deri në fund të takimit mysafirët nuk arritën të shënojnë, ashtu që largohen nga kryeqyteti kokulur.

Me këtë fitore, Roma mban kreun e Serie A me një pikë më shumë se lideri i deritanishëm, Inter, që të shtunën barazoi kundër Fiorentinas. /Telegrafi/