Telegrafi

Roma në gjysmëfinale të Kupës

Heroi i kryeqytetasve në këtë përballje ishte mesfushori italian Daniele De Rossi, i cili shënoi të vetmin gol në ndeshje (74’).

Duhet përmendur, se sicilianët një pjesë të mirë të lojës e zhvilluan me dy lojtarë më pak në fushë, pasi që Giuseppe Bellusci (59’) dhe Blazej Augustyn (72’) u përjashtuan me kartonë të kuq.

Në gjysmëfinale, Roma do ta ketë kundërshtar Fiorentinan, që ditë më parë eliminoi skuadrën tjetër kryeqytetase, Lazion. /Telegrafi/