Roma i ka nisur bisedimet me Lille për transferimin e Zeki Celik – raporton Sky Sport Italia.
23-vjeçari ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2023, ndërsa këtë edicion i ka regjistruar 15 paraqitje në të gjitha garat.
Giallorossët duan ta transferojnë mbrojtësin e djathtë gjatë këtij muaji, ndërsa Lille kërkon 15 milionë euro për shërbimet e tij.
Menaxheri i ri gjeneral i Romës, Tiago Pinto, ka arritur në Trigoria për të diskutuar lidhur me strategjitë për transferim në afatin kalimtar dimëror.
Futbollisti turk, pos në nivel klubi, e përfaqëson edhe kombëtaren, me të cilën ka regjistruar 18 paraqitje. /Telegrafi/