Telegrafi

Roma në bisedime me Lillen për mbrojtësin turk

Roma është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për repartin e mbrojtjes.

Shumë emra janë përfolur kohëve të fundit, por duket se Giallorosët kanë vendosur për mbrojtësin turk Zeki Celik.

Reprezentuesi turk ka pasur paraqitje fantastike me klubin francez Lille dhe ka zgjuar interesimin e gjigantit italian.

Calciomercato ka raportuar se Roma po synon ta transferojë turkun dhe tanimë janë në negociata të avancuara me Lillen.

23-vjeçari ka zhvilluar 15 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime.

Celik do të mbërrijë në Romë ku do të luftojë për fanellën e titullarit në krahun e djathtë me holandezin Rick Karsdorp.

Roma për reprezentuesin turk pritet të shpenzojë rreth 15 milionë euro, ndërsa nga kryeqyteti italian pritet largimi i Davide Santon dhe Bruno Peres. /Telegrafi/