Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 nga udhëtimi në Bologna.
Ndeshja nisi me dy skuadrat që sulmonin njëra tjetrën duke kërkuar golin e avantazhit.
Andrea Poli i vendasve rrezikoi me gjuajtje nga distanca në minutën e 10-të por Alisson ishte në vend.
Roma mbeti në minutën e 14-të pa Radja Nainggolanin i cili u lëndua dhe lëshoi fushën për tu zëvendësuar nga Gerson.
E në minutën e 17-të, vendasit e gjetën golin e epërsisë kur pas një goditje të fuqishme shënoi Pulgar për 1-0.
Roma pati rast të artë të barazonte rezultatin në 1-1, por Kevin Strootman goditi vetëm shtyllën nga afërisa.
Me epërsinë e vendasve 1-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Në pjesën e dytë, trajneri Eusebio Di Francesco aktivizoi Edin Dzekon në fushë.
Boshnjaku doli zëvendësim i suksesshëm pasi 13 minuta para fundit të ndeshjes barazoi rezultatin në 1-1.
Deri në fund Roma tentoi të gjente golin e fitores por një gjëje të tillë nuk ia arriti.
Këisoj pas 30 javëve në Serie A, Roma mbetet në pozitën e tretë me 60 pikë të tubuara.
Ndërkohë Bologna zë vendin e 11-të në tabelë me 35 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme Roma do të luaj ndaj Fiorentinës në shtëpi, ndërsa Bologna në udhëtim te Crotone. /Telegrafi/