Telegrafi

Roma mposhtet nga Atalanta, rrezikon vendin në Ligën e Kampionëve

Atalanta ka triumfuar 2-1 përballë Romës në kuadër të javës së 36-të në Serie A.

Pas 18 minutash lojë, vendasit shënuan golin e epërsisë me anë të Charles de Ketelaere.

Dy minuta kaluan dhe belgu realizoi edhe golin e dytë personal dhe të dytin për Atalantan.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën Roma tentoi rikthimin por pa sukses.

Roma fitoi një penallti në minutën e 66-të, ndërsa përgjegjësinë e mori Lorenzo Pellegirin, që realizoi për 2-1.

Por, Giallorossët nuk kishin fuqi të bënin më shumë, duke u mposhtur nga Atalanta dhe duke humbur pozitën e pestë.

Roma është aktualisht e gjashta me 60 pikë, tri pikë më pak se Atalanta në të pestin, ndërsa në xhiron e 37-të takohet me Genona. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore