Site icon Telegrafi

Roma mposhtet në udhëtim te Torino

Roma ka pësuar humbje 3-1 në udhëtim te Torino në kuadër të javës së 31-të në Serie A.

Pas vetëm tre minutash lojë, Giallorossët kaluan në epërsi me anë të Borja Mayoral që u asistua nga Pedro.

Por, 45 minutat e dytë ishin më të vështirë për mysafirët që pësuan tre gola.

Ishte minuta e 57-të, kur Antonio Sanabria shënoi për 1-1, e që më pas edhe filloi përmbysja.

Në 72-në, Simone Zaza bëri një gjuajtja të fuqishme, duke çaur topin ngjitur me shtyllën e majtë.

Për të vulosur fitoren e Torinos u përkujdes Tomas Rincon (90+2) që pranoi një asistim nga Andrea Belotti.

Pas javës së 31-të, Roma gjendet në vendin e shtatë me 54 pikë dhe kualifikimi për Ligën e Kampionëve në edicionin e ri do të jetë mjaftë i vështirë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version