Site icon Telegrafi

Roma shkatërron Milanin, vazhdon në pozitën e dytë (Video)

Getty Images

Roma ka fituar ndaj Milanit në Serie A me rezultat 1-4 në Serie A.

Mysafirët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar për romakët.

Dy golat e parë në takim u shënuan nga Edin Dzeko në minutat tetë dhe 28-të dhe ne rezultatin 0-2 përfundoi pjesa e parë.

Getty Images

Në pjesën e dytë shënoi Mario Pasalic, i cili me golin  në minutën e 76-të rihapi takimin.

Por, e gjitha kjo zgjati vetëm dy minuta pasi Stephan El Shaarawy shënoi për 1-3.

Getty Images

Ndërsa golin e fundosjes e shënoi Daniele De Rossi në minutën e 88-të nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore Roma vazhdon në pozitën e dytë me 78 pikë, kurse Milani në të gjashtën me 59.

Ndeshja e ardhshme e Romës është ndaj Juventusit, kurse e Milanit kundër Atalantas. /Telegrafi/

Exit mobile version