Telegrafi

Roma mposht Milanin në derbin e javës në Serie A (Video)

Roma ka fituar 1-0 derbin e javës të Serie A ndaj Milanit.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë nga dy skuadrat, por me Milanin që ishte një nuancë më e mirë, pasi humbën edhe një penallti.

Luhej minuta e 27-të kur Gainluca Lapadula u pengua në zonë nga mbrojtësit e Romës, me Mbaye Niang, i cili mori përsipër ta godas penalltinë, por ishte portieri Wojciech Szczesny që ia mohoi golin dhe skuadrat shkuan në epërsi me barazim 0-0.

Szczesny duke pritur penalltinë e Niangut

Në pjesën e dytë skuadrat u ngjallën disi dhe kërkonin me çdo kush të gjenin golin e epërsisë me anë të disa sulmeve.

Megjithatë, ishin vendasit ata që gjetën këtë gol me anë të mesfushorit belg, Radja Nainggolan, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca për 1-0.

Momenti i goditjes së Nainggolan te goli i shënuar

Ky gol u shënua në minutën e 62-të nga një distancë rreth 20 metrave, pasi më parë u shërbye nga mbrojtësi Kostas Manolas.

Deri në fund të takimit dy skuadrat provuan të gjenin gol, me Romën që kërkonte dyfishimin e epërsisë dhe Milanin që kërkonte golin e barazimit, por pa pasur sukses dhe ndeshja përfundoi me fitoren 1-0 të Romës.

Pas kësaj fitore, Roma e sheh vetën në pozitën e dytë me 35 pikë dhe javën e ardhshme luan në udhëtim me Juventusin, teksa Milani renditet e treta me 32 pikë dhe e pret në shtëpi Atalantan. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Z6i8ppafbQY