Telegrafi

Roma mposht Fulhamin

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Diomansy Kamara (19’), ndërsa Giallorossët barazuan rezultatin në pjesën e dytë (69’) me anë të John Arne Riise.
Golin e fitores për vendasit e shënoi Chuka Stefano Okaka në minutën e 76-të.

Duhet përmendur se në këtë takim dy lojtarë të Fulhamit u përjashtuan me kartonë të kuq, Erik Nevland (49’) dhe Paul Konchesky (90’).

Takimi tjetër i Grupit E, i zhvilluar ndërmjet Baselit dhe CSKA Sofjes, ka përfunduar me fitoren e zviceranëve prej 3-1.

Pas xhiros së katërt, këtij grupi i prin Baseli me nëntë pikë, ndërsa Roma mban vendin e dytë me shtatë pikë. /Telegrafi/