Telegrafi

Roma mposht Fiorentinan

Giallorossët shënuan fitore me rezultat prej 3-1 përballë Violas që nuk u tregua kundërshtar i fortë për kryeqytetasit.

Simboli romak Francesco Totti shënoi dy herë në këtë përballje (27’ dhe 33’), ndërsa pa përfunduar pjesa e parë (41’), Daniele De Rossi shënoi edhe golin e tretë për vendasit.

Krejt çka bënë mysafirët ishte një gol i shënuar nga Alberto Gilardino gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes.