Roma dhe Milani do të ndeshen sot (e diel) mes vete në derbin e vlefshëm për javën e 24-të në Serie A.
Giallorossët janë nikoqir të Rossonerëve në ndeshjen derbin të kësaj jave, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Olimpico nga ora 20:45.
Ekipi i Paolo Fonsecas vjen në këtë ndeshje me formë të luhatshme, por shpreson të fitojë për të parakaluar Juventusin në tabelë dhe për ta rrëmbyer pozitën e tretë.
Në anën tjetër, ekipi i Stefano Piolit vjen nga dy humbje radhazi në kampionat dhe synon t’i kthehet rezultateve pozitive për t’i qëndruar pranë liderëve të Interit.
Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, edhe përkundër mungesave të theksuara.
Te Roma nga minuta e parë prite të luajnë Ginaluca Mancini, Jordan Veretout dhe Henrik Mkhitaryan, ndërsa te Milani pritet të startojnë Theo Hernandez, Hakan Calhanoglu dhe Zlatan Ibrahimovic.
Roma (3-4-2-1): Lopez; Fazio, Cristante, Mancini; Karsdorp, Pellegrini, Veretout, Spinazzola; El Shaarawy, Mkhitaryan; Mayoral
Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Leao; Ibrahimovic
/Telegrafi/