Site icon Telegrafi

Roma merr një pikë në udhëtim te Fiorentina

Fiorentina - Roma (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Fiorentina dhe Roma kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Serie A, të zhvilluar në Artemio Franchi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë, por ishin vetëm vendasit, të cilët gjetën rrugën e rrjetës.

Goli i vetëm në këtë 45 minuta të parë erdhi në minutën e 32-të dhe ishte Jordan Veretout, i cili ishte i saktë nga penalltia për 1-0.

Festa e Veretout pas golit të epërsisë (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin më të mirë dhe tentonin gjatë gjithë kohës për të gjetur barazimit.

Megjithatë, edhe përkundër shumë rasteve atë e gjetën vetëm në minutën e 88-të me anë të Alessandro Florenzit që shënoi për barazimin 1-1.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa gjysmë raste tjera nga të dyja skuadrat, por shifrat mbetet të njëjta dhe u desh të pajtohen me nga një pikë.

Pas këtij barazimi, Fiorentina e sheh veten në pozitën e gjashtë me 16 pikë, po aq sa ka Roma në vendin e shtatë.

Në ndeshjen e radhës, Roma luan në shtëpi ndaj Sampdorias, ndërsa Fiorentina udhëton te Frosinone. /Telegrafi/

https://twitter.com/FRVideos_SerieA/status/1058775845626634243

 

 

 

 

Exit mobile version