Roma ka arritur të shënojë fitore ndaj Cagliarit me rezultat 4-1 në kuadër të javës së tetë në Serie A.
Të besuarit e Jose Mourinhos e nisën më mirë takimin, duke shënuar shpejtë dy herë brenda dy minutash.
Houssem Aouar shënoi në minutën e 19-të për 1-0, ndërsa Romelu Lukaku shënoi pas një minute për 2-0.
Gran palla di Spina per il gol di Aouar#CagliariRoma pic.twitter.com/H5K96U0V7m
— AS Roma (@OfficialASRoma) October 8, 2023
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa Roma nuk u ndal as në pjesën e dytë.
Andrea Belotti shënoi në minutën e 51-të për 3-0 pas asistimit të Leonadro Paredes.
⚽️ Gol
🚩 Fuorigioco
📺 Gol pic.twitter.com/HHxPLNifZk— AS Roma (@OfficialASRoma) October 8, 2023
Argjentinasi asistoi edhe te goli i katërt që u shënua nga Lukaku për 4-0.
Krejt çfarë bën vendasit ishte një gol me Nahitan Nandez që shënoi nga penalltia.
Roma me këtë fitore ngjitet në vendin e 10-të me 11 pikë, ndërsa Cagliari mbetet i fundit pa fitore. /Telegrafi/