Leon Bailey është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve.
Sulmuesi i talentuar nga Xhamajka, ka shkëlqyer këtë edicion me skuadrën belge Genk.
Në 34 ndeshje, Bailey ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar 10 asistime me fanellën e Genkut.
Paraqitjet e mira kanë bërë që talenti nga xhamajkan ta ngritë lartë vlerën e tij dhe tani kushton 10 milionë euro.
Së fundmi Roma është futur në garë për transferimin e këmbëshpejtit.
19-vjeçari shihet si zëvendësim i egjiptianit, Mohamed Salah i cili është me Kombëtaren e tij në Kupën e Afrikës.
Për Baileyn interesim kanë shfaqur edhe Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen. /Telegrafi/