Telegrafi

Roma mendon për mbrojtësin danez Vestergaard

Roma është e interesuar ta përforcojë edhe më shumë repartin defensivë për edicionin e ardhshëm.

Chris Smalling nuk ka qenë në nivelin e duhur këtë edicion dhe ka vuajtur shumë nga lëndimet, derisa edhe Marash Kumbulla nuk ka bindur ende.

Kësisoj gjiganti italian po synon që të përforcohet edhe më shumë për edicionin e ri dhe tani kanë në listë danezin Jannik Vestergaard.

28-vjeçari prej tri vitesh luan në Southampton ku ka shfaqur formë fantastike.

Skuadra angleze kishte paguar 25 milionë euro për afrimin e tij nga Borussia Moenchegladbach, derisa vlera e tij është rritur.

Edhe dy skuadrat londineze, Arsenal dhe Tottenham Hotspur kanë shprehur interesim për afrimin e lojtarit për edicionin e ri.

Sipas mediave angleze dhe atyre italiane, Southampton do të ishte gati të pranonte një ofertë prej 35 milionë eurove për ta lënë të lirë futbollistin e tyre.

Vestergaard këtë edicion ka zhvilluar 23 ndeshje në Ligën Premier, ku ka shënuar edhe tre gola. /Telegrafi/