Telegrafi

Roma mendon për Laxalt

Roma dëshiron të përforcohet në mesfushë dhe sulm gjatë verës.

Nisur nga kjo Vocegiallorossa.it, klubi nga kryeqyteti italian është duke menduar për Diego Laxaltin.

23-vjeçari ka arritur të bëjë paraqitje shumë të mira me Genoan dhe ka treguar se meriton një mundësi nga klubet e mëdha.

Uruguaiani u transferua te Genoa pasi ishte i huazuar nga Interi, por te zikaltërit nuk kishte pasur mundësinë të bënë asnjë paraqitje zyrtare. /Telegrafi/