Site icon Telegrafi

Roma mendon për Josip Ilicic

Ende pa përfunduar edicioni në Serie A, skuadrat e mëdha kanë filluar të mendojnë për tu përforcuar për edicionin e ri.

Njëra nga ekipet që po kërkon të përforcohet në verë është edhe Roma.

Sulmi i Giallorosëve nuk ka bindur këtë edicion dhe drejtori sportiv Monchi po kërkon ndryshime.

Emri i ri në listën e kryeqytetasve është ai i sllovenit të Atalantës, Josip Ilicic.

Reprezentuesi i Sllovenisë ka pasur paraqitje tejet të mira këtë edicion ku ka shënuar 10 gola në 27 ndeshje.

Sipas asaj që kanë shkruar mediat italiane, Roma po mendon ta afrojë sulmuesin anësorë për një shumë rreth 20 milionë euro.

Ilicic shihet si zëvendësuesi i francezit Georgino Defrel i cili ka dështuar për të treguar vlerat e tij në Romë.

Defrel mund të rikthehet tek Sassuolo ose të transferohet në Ligue 1 ku po kërkohet nga Bordeaux dhe Lille. /Telegrafi/

Exit mobile version