Telegrafi

Roma mendon për Gimenezin

Gjiganti italian, Roma është vënë në kërkim të një mbrojtësi për afatin kalimtar të janarit.

Emri kryesor në listën e ‘Giallorosëve’ është ai i mbrojtësit kolumbian, Jose Gimenez.

Të martën mbrëma Roma dhe Atletico Madrid do të përballen në Ligën e Kampionëve ku edhe do të ketë një takim mes drejtuesve të klubit për lojtarin.

Kontrata aktuale e 23-vjeçarit me klubin spanjoll skadon verën e vitit të ardhshëm, por Roma e dëshiron atë në janar.

Drejtori sportiv, Monchi pritet të bëjë një ofertë prej 10 milionë eurove për t’i siguruar shërbimet e Gimenezit.

Në garë për lojtarin mbetet edhe Inter, Borussia Dortmund dhe Liverpool. /Telegrafi/