Site icon Telegrafi

Roma mendon për Brahimin

Skuadra italiane Roma njihet për futbollin e saj të bukur.

Kjo bënë që ‘Giallorosët’ të transferojnë gjithmonë futbollist kreativ që dhurojnë spektakël.

Njëri nga objektivat e verës është edhe sulmuesi algjerian, Yacine Brahimi.

Anëtari i Portos është duke u kërkuar me ngulm nga trajneri i Romës, Luciano Spalletti.

Roma është e gatshme që të ofrojë rreth 35 milionë euro për transferimin e Brahimit në kryeqytetin italian.

27-vjeçari ka një kontratë me Porton deri në vitin 2019 dhe ka shprehur dëshirën për të luajtur në një kampionat më të madh.

Në garë për lojtarin është edhe gjiganti francez Olympique Marseille dhe skuadra angleze West Ham United. /Telegrafi/

Exit mobile version