Site icon Telegrafi

Roma mendon ende për Mahrezin, pritet oferta finale në verë

LEICESTER, ENGLAND - JANUARY 01: Riyad Mahrez of Leicester City scores the opening goal during the Premier League match between Leicester City and Huddersfield Town at The King Power Stadium on January 1, 2018 in Leicester, England. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Riyad Mahrez është njëri nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Sulmuesi algjerian ishte lidhur me një largim nga Leicesteri që dy vite por klubi anglez nuk e lejoi një gjë të tillë.

Roma, Barcelona, Manchester City, Arsenal, PSG e Monaco ishin vetëm disa nga skuadrat që kërkuar Mahrezin.

Leicester refuzoi oferta nga 40 deri në 60 milionë euro për yllin e tyre kryesor.

Por duket se Roma ende nuk është dorëzuar për të nënshkruar me afrikanin.

Mahrez gjatë një ndeshje në Ligën Premier (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Sipas medieve italiane drejtori sportiv Monchi pritet të fillojë bisedime të reja me krerët e Leicesterit për një transferim të mundshëm të Mahrezit në Romë.

Giallorosët janë të gatshëm të paguajnë deri në 50 milionë euro për transferimin e anësorit në Olimpico.

27-vjeçari ka një kontratë me ish-kampionët e Anglisë deri në qershor të vitit 2020.

Në 31 ndeshje në të gjitha garat, Mahrez ka shënuar 10 gola dhe ka bërë po aq asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version