Site icon Telegrafi

Roma mban të ngrirë numrin 10-të, askush nuk e merr këtë sezon

Roma nuk e ka pensionuar numrin 10-të që në sezonin shkuar e ka mbajtur legjenda Francesco Totti i cili është pensionuar.

Totti i vari këpucët në gozhdë në fund të sezonit pas shumë vitesh me klubin romak, ndërsa Roma ende nuk ka venduar që ta pensionojë, apo ta jap numrin 10-të.

Për këtë arsye numri ka mbetur vakant dhe këtë vit nuk do t’i jepet askujt.

Pas largimit të Wojciech Szczesny, numrin 1 e ka marr Alisson, ndërsa blerjet e reja si Lorenzo Pellegrini, Aleksandar Kolarov, Hector Moreno, Cengiz Under, Maxime Gonalons, Gregoire Defrel dhe Rick Karsdorp kanë marr numrat 7, 11, 15, 17, 21, 23 dhe 26.

Situata mund të ndryshojë nëse klubi arrin të nënshkruajë me ndonjë super yll botëror. /Telegrafi/

Exit mobile version