Roma ka barazuar 1-1 përballë Athletic Bilbaos në kuadër të Ligës së Evropës.
Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët, që krijuan disa raste shënimi, por që u mungoi konkretizimi.
Me kalimin e minutave, Roma filloi ta merrte kontrollin, ndërsa pasoi edhe golin i epërsisë.
GOAL🇪🇺 | Roma 1-0 Athletic Club | Dovbyk pic.twitter.com/JW4rLhGXGx
— Kevin Highlights. (@abongo_jr) September 26, 2024
Ishte minuta e 32-të e takimit kur Angelino asistoi te Artem Dovbyk që realizoi për 1-0.
Në minutën e 54-të, Matias Soule nuk ia doli të mposhte nga afërsia Julen Agirrezabalan, që bëri pritje bravuroze.
Bilbao kishte më pas iniciativën, duke e arritur edhe barazimin.
🚨🚨| GOAL: ATHLETIC GAVE EQUALISED AGAINST ROMA!!
Roma 1-1 Athletic Club
— CentreGoals. (@centregoals) September 26, 2024
Aitor Paredes ia doli që të shënonte për 1-1 në minutën e 85-të, duke ia siguruar Bilbaos një pikë nga Olympico.
Në ndeshjen e dytë, Roma do të përballet më një kundërshtar më të lehtë, siç është Elfsborg. /Telegrafi/