Roma ka udhëtuar në Bullgari, ku në Huvepharma Arena zhvillon ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Evropës kundër Ludogorets Razgrad.
Dy skuadrat janë pjesë e Grupit C, ku luajnë edhe HJK Helsinki dhe Real Betis.
Trajnerët Ante Simundza dhe Jose Mourinho e kanë bërë zgjedhjen e lojtarëve që do të luajnë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Ludogorets Razgrad: Padt; Nedyalkov, Witry, Verdon, Cicinho; Piotrowski, Cafumana, Cauly; Tekpetey, Despodov, Thiago.
Formacioni startues i Romës: Svilar; Mancini, Smalling, Ibanez; Çelik, Cristante, Matic, Zalewski; Dybala, Pellegrini; Belotti.
/Telegrafi/