Roma ka fituar minimalisht 1-0 përballë Torinos në kuadër të javës së 10-të në Serie A.
Pas vetëm 20-të minutash lojë, Paulo Dybala kaloi Giallorossët në epërsi, në atë që doli të ishte goli i vetëm i ndeshjes.
La Joya ishte lojtari më i rrezikshëm i Romës, duke krijuar edhe shanse të tjera për gol, mirëpo i mungoi saktësia pas golit të epërsisë.
Në minutën e 52-të, Dybala lëshoi një goditje të fuqishme brenda zonës, por që topi përfundoi ngjitur shtyllës së djathtë.
Rasti i parë serioz për mysafirët u krijua në minutën e 65-të, por Alieu Njie nuk arriti ta mposht portierin e Romës.
Roma ia doli të mbante këtë epërsi minimale përkundër personit të Torinos për t’i fituar tri pikët e para pas dy humbjeve radhazi dhe një barazimi.
Pas javës së dhjetë, Roma është në vendin e dhjetë me 13 pikë, ndërsa në xhiron e 11-të takohen me Veronan. /Telegrafi/