Me rezultat 1-0, Roma ka fituar si mysafir i Cagliarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A.
Giallorossët janë në kërkim të një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe akoma janë në konkurrim me Lazion dhe Interin, pasi tri ekipe luftojnë për dy vende.
Goli i vetëm në këtë takim u realizua në pjesën e parë. Cengiz Under pranoi një top nga Edin Dzeko dhe shënoi një gol të bukur (15′).
Në pjesën e dytë, mysafirët arritën që ta mbronin rezultatin dhe të nxirrnin pikë të plota nga kjo përballje.
Ndërsa dy xhiro pa përfunduar kampionati, Roma është katër pikë më larg se Interi që pozicionohet në vend të pestë në tabelë.
Ky triumf është një hap i madh për ekipin e Eusebio Di Francescos, pasi është shmangur me dy pikë ndaj Lazios që ndodhet në vend të katërt.
Në xhiron e ardhshme, Roma është nikoqir i liderit dhe kampionit në fuqi, Juventus.
Nga ana tjetër, Cagliari është mysafir i Fiorentinas dhe do të vazhdojë ta kërkojë mbijetesën në elitë. /Telegrafi/