Duket se e ardhmja e sulmuesit shqiptar Andrea Isufaj do të jetë te Roma.
Sipas TuttoMercatoWeb.com, sulmuesi i Chievos është shumë i kërkuar nga klubet e mëdha italiane, por është klubi nga kryeqyteti italian ai që prin garën.
Në orët e ardhshme agjenti i sulmuesit do të takohet me drejtuesit e dy klubeve për të zgjidhur situatën.
17-vjeçari për dy ndeshje ishte pjesë e bankës rezervë të skuadrës së parë të Chievos. /Telegrafi/