Telegrafi

Roma këtë javë pritet t’i kompletojë dy goditje të mëdha nga Liga Premier

Roma është një nga skuadrat më aktive në Serie A me hapjen e afatit kalimtar veror.

Giallorosët kanë transferuar dy yje si Houssem Aouar nga Lyon dhe Evan N’Dicka nga Eintracht Frankfurt që të dy si futbollistë të lirë.

Megjithatë këtë javë kryeqytetasit italianë pritet t’i kompletojnë edhe dy transferime të tjera, kësaj radhe nga Liga Premieir.

Lexo po ashtu Roma gjen mbrojtës të djathtë, arrihet marrëveshja me danezin Rasmus Kristensen

Në fakt bëhet fjalë për huazime me detyrime të blerjes në fund të sezonit 2023/24.

Mbrojtësi i djathtë danez i Leeds United, Rasmus Kristensen pritet të zbarkojë në kryeqytetin italian si huazim me detyrim blerje për 10 milionë euro.

Lexo po ashtu Roma po has në vështirësi për të nënshkruar me Scamaccan

Ndërkohë Roma ka gjetur marrëveshje edhe me West Ham United për Gianluca Scamaccan.

Roma ka arritur marrëveshje me West Ham për Scamacca si huazim me të drejtë blerje për 32 milionë euro. /Telegrafi/