Telegrafi

Roma kërkon William Gallasin

Romakët janë në kërkim të lojtarëve kualitativ kontratat e të cilëve skadojnë në fund të sezonit, me qëllim që të jenë më garues pa harxhuar shumë para.

Spekulohet se drejtuesit e Romës tashmë kanë vënë kontakte me mesfushorin e Palermos, Fabio Simplicio. Braziliani është në vitin e fundit të marrëveshje dhe nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën.

Spekulimet e fundit në mediat italiane thonë se Roma do të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë për të angazhuar edhe William Gallas. 33-vjeçari ende nuk e ka vazhduar marrëveshjen me Arsenalin dhe të dyja palët tashmë një kohë të gjatë janë në negociata.

Wenger lojtarëve të moshuar u ofron vetëm marrëveshje njëvjeçare, megjithatë Gallas dëshiron marrëveshje më të gjatë. Roma besohet se do të shfrytëzojë këtë mosmarrëveshje për t’i ofruar francezit transferim në Serie A dhe qëndrim më të gjatë./Telegrafi/