Roma do të nisë edicionin e ri në Ligën e Konferencës ku është pjesë e Grupit C.
Giallorosët do ta presin gjigantin bullgar CSKA Sofja në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.
Roma kërkon hakmarrje ndaj kësaj skuadre me të cilin ishte edhe edicionin e kaluar në grupet e Ligës së Evropës.
Një vit më parë CSKA Sofja kishte arritur ta ndalë Romën në barazim 0-0 në Olimpico, derisa në Sofje bullgarët kishin triumfuar 3-1.
Jose Mourinho ka pushuar disa nga lojtarët kryesorë duke i dhënë hapësira lojtarëve të rinj.
Formacionet zyrtare:
📋 Ecco la nostra formazione per #RomaCSKA 🐺
DAJE ROMA!#ASRoma #UECL pic.twitter.com/dOzSO6E3Ly
— AS Roma (@OfficialASRoma) September 16, 2021
Roma: Rui Patricio, Karsdorp, Mancini, Smalling, Calafiori, Diawara, Villar, Perez, Pellegrini, El Shaarawy, Shomurodov.
CSKA Sofja: Busatto, Mattheij, Galaboc, Turitsov, Mazikou, Lam, Muhar, Carey, Yomov, Wildschut, Krastev.
/Telegrafi/