Telegrafi

Roma kërkon sulmuesin e Newcastle, Michael Owen

Evening Chronicle shkruan se rekordi golashënues i Owen, i mbështetur edhe nga mundësia për të transferuar sulmuesin si lojtar të lirë nga fundi i këtij muaji, e ka nxitur klubin romak të interesohet për të.

Për Owenin një kohë të gjatë interesim ka shprehur edhe Evertoni, dhe sulmuesi do të pranonte që me një pagë të mirë të transferohej te ky klub për të cilin ka bërë tifo si fëmijë.

Mbetet të shihet nëse edhe situata e përkeqësuar financiare e Liverpoolit, ta shtyjë klubin të përpiqet të marrë shërbimet e ish-lojtarit të vet.