Huazimi në Serie A i ka bërë mirë talentit argjentinas Lucas Ocampos.
22-vjeçari në shtatë ndeshje me Genoan, ka arritur të shënoi dy gola dhe të dhuroi dy asistime.
Pas paraqitjeve të mira, Roma i ka vënë syrin argjentinasit për ta transferuar në Olimpico.
Ocampos është i huazuar në Genoa nga skuadra franceze Olympique Marseille.
Por huazimi i tij mund të ndërpritet në janar për tu transferuar pastaj tek Roma.
Mediat italiane kanë shkruar se ‘Giallorosët’ kanë ofruar 12 milionë euro për transferimin e tij.
Ish-anëtari i Monacos dhe River Plate shihet si zëvendësimi adekuat i egjiptianit Mohamed Salah i cili do të largohet nga Roma në janar për në Kupën e Afrikës për një muaj e gjysmë. /Telegrafi/