Telegrafi

Roma kërkon Nagatomon

Il Messaggero shkruan se Giallorosët janë në treg për një mbrojtës të ri, që do të ishte mbulesë për John Arne Riisen e pazëvendësueshëm.

Sipas spekulimeve nga Italia, Roma është vënë në kërkim të Nagatomos pasi dështoi të transferonte Roberto Carlosin e Corinthians. Nagatomo, vetëm 23 vjeçar, ka shkëlqyer për Japoninë në Botëror, duke tërhequr interesim nga mbarë Evropa. /Telegrafi/